PermbajtjaTregimi i SarandesPikturatLidhjet

Edhe pse nuk kam ndegju për Liverpool-in para se të vij këtu, tani luan një rol të rëndësishëm në jetën time. E dua sistemin anglez dhe vetë Anglin.

Kam ardhur në Angli për shkak të luftës. Konflikti mes Kosovës dhe Sërbis filloi në vitin 1989 dhe lufta reale filloi në vitin 1999, qka do të thotë se jam rritur në një vend të okupuar.

Shumë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm humbën jetën e tyre. NATO bombardoi Sërbin dhe Kosovën me 24 Mars, dhe para 14 Qershorit forcat paqeruajtëse hynë në vendin tim. Shumë Kosovar ishin detyruar të lëshojn shtëpit e tyre duke përfshirë dhe mua. Disa prej tyre shkuan në Shqipëri por unë dhe familja ime shkuam në Maqedoni dhe qendruam aty deri sa arritëm në Angli.

Kur ne kemi ardhur në Angli arritëm në

Leeds dhe më pas udhtuam me autobus për në Liverpool. Ajo natë ishte hera e parë që ne po thithnim ajer freskues.

Une duke punuar ne kompjuterNë Liverpool kam takuar njerz që kurr nuk do ti harroj në jetën time. Jane të sinqert, dashur dhe dashamirës. Punoj shumë me National Museums Liverpool dhe janë te shkëlqyeshëm.

Po ashtu punoj me gazetar të ndryshëm ne veqanti me Arabellën e cila jo vetem që me ka ndihmuar me shkrimin po është edhe shoqe e afërt e imja.Kam fat të punoj me njerz të till.

E dua shkrimin edhe pse më merr kohë të mjaftueshm(jave ) të shkruaj diqka të mirë.

< Prapa | Tjeter >

  Navigation: Permbajtja | Saranda | Pikturat | Lidhjet