| Edhe pse nuk kam ndegju për Liverpool-in
para se të vij këtu, tani luan një rol të rëndësishëm
në jetën time. E dua sistemin anglez dhe vetë Anglin.
Kam ardhur në Angli për shkak të luftës. Konflikti
mes Kosovës dhe Sërbis filloi në vitin 1989 dhe lufta reale
filloi në vitin 1999, qka do të thotë se jam rritur në
një vend të okupuar.
Shumë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm humbën
jetën e tyre. NATO bombardoi Sërbin dhe Kosovën me 24 Mars,
dhe para 14 Qershorit forcat paqeruajtëse hynë në vendin
tim. Shumë Kosovar ishin detyruar të lëshojn shtëpit
e tyre duke përfshirë dhe mua. Disa prej tyre shkuan në
Shqipëri por unë dhe familja ime shkuam në Maqedoni dhe
qendruam aty deri sa arritëm në Angli.
Kur ne kemi ardhur në Angli arritëm në
|
|
Leeds dhe më pas udhtuam me autobus për në
Liverpool. Ajo natë ishte hera e parë që ne po thithnim
ajer freskues.
Në Liverpool kam takuar njerz që kurr nuk do ti harroj në
jetën time. Jane të sinqert, dashur dhe dashamirës. Punoj
shumë me National Museums Liverpool dhe janë te shkëlqyeshëm.
Po
ashtu punoj me gazetar të ndryshëm ne veqanti me Arabellën
e cila jo vetem që me ka ndihmuar me shkrimin po është
edhe shoqe e afërt e imja.Kam fat të punoj me njerz të
till.
E dua shkrimin edhe pse më merr kohë të mjaftueshm(jave
) të shkruaj diqka të mirë.
|